Femrat i preferojnë filmat porno gjatë seksit

Mendoni se filmat porno janë më të përshtatshëm për një ‘solo aksion’? Jo tamam. 59 për qind e femrave që shikojnë filma porno, e kanë bërë të njëjtën gjë derisa ishin duke bërë seks me partnerin e tyre, sipas studimeve më të fundit nga IFOP, institut i sondazhit dhe Cam4, një uebfaqe e uebkamerave për…

Lifestyle

18/02/2014 08:29

Mendoni se filmat porno janë më të përshtatshëm për një ‘solo aksion’? Jo tamam.

59 për qind e femrave që shikojnë filma porno, e kanë bërë të njëjtën gjë derisa ishin duke bërë seks me partnerin e tyre, sipas studimeve më të fundit nga IFOP, institut i sondazhit dhe Cam4, një uebfaqe e uebkamerave për të rritur.

Pas anketimit të mbi 1,000 të rriturve, ata zbuluan se pak më shumë se gjysma e amerikanëve shikojnë porno kur janë çift, ndërsa 66 për qind do ta konsideronin një opsion të tillë, nëse do t’u kërkohej.

Por, nuk janë vetëm meshkujt ata që duan të shohin filma porno. Më shumë se gjysma e femrave, që aktualisht janë në një lidhje, thonë se do ta bënin të njëjtën gjë. Dhe, për femrat nën moshën 25 vjeçare, ky numër është edhe më i lartë.

Ndonjëherë, ju keni nevojë për një inspirim të vogël, për ta bërë atë punë si duhet. Filmat porno pa dyshim se i lehtësojnë punët në këtë aspekt.

Në fakt, 54 për qind e shikuesve të këtyre filmave thonë se e kanë provuar ta bëjnë atë që e kanë para në filmat porno gjatë aktit seksual me partnerin.

Por, është e rëndësishme ta mbani në mend se pornografia është shpesh joreale dhe mos u brengosni nëse nuk mund t’i realizoni të njëjtat gjëra që i shihni në televizor.