Femrat i kujtojnë më shpejt fytyrat dhe emrat e të njohurve se sa meshkujt – Lajmi.net
Femrat i kujtojnë më shpejt fytyrat dhe emrat e të njohurve se sa meshkujt
Autori: Lajmi.net FunKuriozitete 8:40, 5 December 2017
Mesatarisht femrat i njohin fytyrat e shtatë të njohurve, ndërsa burrat do të njohin vetëm pesë ose gjashtë fytyra.

A jeni gjendur ndonjëherë përpara një ndjenje kur ju shihni dikë në palestër, dyqan ushqimesh apo në rrugë dhe mendoni se ‘unë e njoh atë por nuk po më kujtohet emri!’.

E pra duket se ndjenja të tilla ndodhin më shpesh tek meshkuj se sa tek femra, sipas një studimi të ri të kryer në Universitetin McMaster në Ontario, Kanada.

Hulumtuesit gjetën një ndryshim të vogël, por të rëndësishëm në aftësinë e femrave për të kujtuar të njohurit e tyre.

Mesatarisht femrat i njohin fytyrat e shtatë të njohurve, ndërsa meshkujt do të njohin vetëm pesë ose gjashtë fytyra, transmeton Telegrafi.

Ndërkohë që nuk duket si një ndryshim i madh, dallimi i vogël në njohjen e fytyrës do të thotë se meshkujt gjenden në situata të vështira përballë shoqërisë vështirë se sa gratë.

Çështja tani është se pse femrat janë më të mira në kujtesën e fytyrave sesa meshkujt. Kjo është një pyetje që studimi nuk e ka përfshirë për ta parë, por hulumtuesi Heisz ka një teori për këtë.

‘Sy-lëvizjet tona janë të lidhura me të vërtetë me vëmendjen për gjërat rreth e rrotull, kështu që ajo mund të jetë e lidhur me gratë që shpenzojnë më shumë vëmendje për të qenë më të angazhuar shoqërisht me njerëz “, tha Heisz.

Një tjetër teori është se femrat përpunojë informatat vizuale në një mënyrë të ndryshme. Idea shpjegon se, në përgjithësi, femrat priren të kenë kujtesë superiore episodike, aftësinë për të kujtuar skena të veçanta nga e kaluara e juaj. /Telegrafi/

Fjalët kyçe: Femrat, fytyrat

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Stealth Sniper
  • Play iStunt 2
  • Play Bow Master Japan
  • Play Bow Master