Femrat duan seks aq sa edhe meshkujt

Femrat siç duket nuk po kanë mjaftueshëm seks – me disa prej tyre të cilat dëshirojnë të kenë më shumë se gjashtë herë në javë.

Lifestyle

16/09/2015 11:17

Një hulumtim i kryer nga Kindara, pyeti 500 femra përmes një aplikacioni rreth jetës së tyre seksuale dhe marrëdhënies me partnerin.

Studimi dëshironte të eksploronte faktorët e tillë si dëshirën seksuale të femrave dhe rëndësinë e lidhjes emocionale me partnerin e tyre.

Rreth gjysma e pjesëmarrëseve thanë se nuk kanë seks aq shpesh sa ato dëshirojnë, transmeton Lajmi.net.

Rreth 75% e femrave dëshirojnë të bëjnë seks më shumë se tre herë në javë dhe një tjetër 13% më energjik thanë se dëshirojnë të kenë seks më shumë se gjashtë herë gjatë javës.

Kur ishte fjala për performancën seksuale, më shumë se ¾ e femrave thanë se kanë orgazmë gjatë çdo akti seksual dhe shumica e kanë atë për disa herë.

Më shumë se gjysma e femrave të anketuara thanë se çelësi i lidhjes emocionale me partnerin është të kesh ‘seks të mirë’, përderisa 23% prej tyre thanë se puthja është më e rëndësishme. (Lajmi.net)