Femra zhvishet e tëra në rrugë… sepse i dashuri nuk i bleu iPhone 6S (Video)

Shëtitja e një çifti kinez mori një kthesë ekstreme, kur femra filloi t’i heq rrobat nga trupi në mes të rrugës në shenjë proteste.

Fun

29/09/2015 09:21

Th Sun shkruan se mosmarrëveshja, thuhet se ndodhi shkaku se mashkulli nuk pranoi t’i blejë të dashurën së tij iPhone 6S. Me këtë rast femra filloi t’i heq të gjitha rrobat nga trupi, duke përfunduar plotësisht e zhveshur dhe duke thirrur në të, transmeton lajmi.net.

Veprimet e të dashurit e tregojnë atë të habitur, ndërsa ajo vazhdimisht e shtyn atë. Ndërkohë shitësit në rrugë mund të shihen të painteresuar për ngjarjen bizare përballë tyre.

Incidenti, i cili ndodhi jashtë stacionit të metrosë Sanshanjie në Nanjing, zgjidhet përfundimisht, kur një kalimtare ndërhynë dhe i dorëzon rrobat femrës së zhveshur.

Disa kanë sugjeruar se gruaja nuk është e dashura e burrit, por duke pretenduar se ajo është një prostitutë që po kërkon pagesën nga personi me të cilin kishte pasur marrëdhënie paraprakisht. /lajmi.net

a