Femra që e bëri fytyrën e saj me Photoshop për të përfaqësuar bukurinë e 25 vendeve të botës

Me punën e saj të bërë me Photoshop, Esther Honig shpreson se do të zbulojë nëse standardet e bukurisë globale aktualisht ekzistojnë. Ajo përmes fotografive dhe punimeve me Photoshop, ka dashur të tregojë standardet e bukurisë në 25 vende të botës.

Fun

03/07/2014 18:46

Esther Honig, një gazetare e pavaruar në qytetin Kansas, i dërgoi një fotografi të vetës së saj tek më shumë se 40 ekspertëve të Photoshopit rreth botës. “Më bëj të bukur”, tha ajo, duke shpresuar se do të nxjerrë në dritë se si standardet e bukurisë ndryshojnë mes kulturave të ndryshme.

Projekti i titulluar “Para dhe Pas”, fillimisht erdhi në Honig, ndërsa ajo ishte duke punuar si menaxhere e mediave sociale për një fillim të vogël. Shefi i saj e prezantoi atë tek Fiverr, një webfaqe ndërkombëtare ku çdokush mund të punësoj përkthyes të pavarur nga e gjithë bota për të përfunduar pothuajse çdo detyrë të imagjinueshme.

Përderisa ajo shfletonte faqet, Hoing pa aftësitë që Photoshop i ofron. “Më ndodhi menjëherë që në këtë vend të punëtorëve, çdo njëri kishte një preferencë estetike të veçantë në kulturën e tyre”, tha ajo.

Kështu, lindi ideja për “Para dhe Pas”. Duke punuar me përkthyes të pavarur të mbi 25 vendeve, Hoing priti që imazhet do të ndryshojnë nga vendi në vend, por edhe vetë ishte kapur në befasi se si imazhet do të ndryshonin në mënyrë drastike.

“Duke parë punën në fillim më bëri të bërtas…Por, imazhet e tjera të kulturave të tjera, si ajo nga Maroku, më la pa frymë, sepse ishte më e thellë se që mund të pritej”, tha Honig.

Për të qenë të sigurt, imazhet që Honig i ka mbledhur janë shumë interesante si imazhe individuale, portrete unike të standardeve të bukurisë në çdo vend. Megjithatë, kur merren në tërësi, projekti bëhet edhe më i mrekullueshëm.

“Ajo që unë kam mësuar nga ky projekt është kjo: Photoshop mund të na lejojë që të arrijmë standardet tona të paarritshme të bukurisë, por kur i krahasojmë këto standarde në një shkallë globale, duke arritur idealin kjo mbetet edhe më shumë imagjinuese”, shtoi ajo.

Më lartë mund t’i shihni fotografitë që Honig i ka mbledhur deri më tani.

Honig vazhdon projektin e saj ende në webfaqen e saj.

Shënim: Disa vende kanë imazhe të shumta nga artistë të ndryshëm.