Femra me aftësi të jashtëzakonshme të vozitjes (Video)

Ford ka krijuar një video qesharake për të reklamuar veturën 2015 Mustang, duke ia dedikuar kështu Shën Valentinit.

Fun

14/02/2015 20:22

Videoja në YouTube shfaqë një femër bionde të bukur që bën takime me meshkuj të ndryshëm, takime këto të kamerës së fshehur.

Por, gjatë këtyre takimeve meshkujt nuk arrijnë ta kuptojnë që ajo është një vozitëse profesionale e veturave, transmeton Lajmi.net.

Ajo u tregon atyre që veturën e ka të parkuar jashtë dhe vendosë që t’ua bëjë një xhiro.

Reagimet e tyre janë shumë qesharake, madje njëri pothuajse merr shok përderisa ajo bën rrotullime dhe rrëshqitje me Ford Mustang në një parking.

Shikojeni videon dhe shpërndajeni atë me miqtë tuaj:

YouTube player