Femra, ja çfarë i bën meshkujt të sillen më mirë me ju

Taket e larta e kanë anën e tyre të mirë por edhe të keqe. Mësoni se çfarë ka zbuluar një studim francez mbi sjelljet e meshkujve ndaj femrave.

Lifestyle

20/11/2014 14:15

Një studim francez i publikuar në Arkivat e Sjelljeve Seksuale sapo ka shtuar një përfitim interesant që femrat i kanë nga taket. Meshkujt, siç duket, janë me më shumë gjasa që të sillen më mirë ndaj femrave nëse ato kanë mbathur take të larta, transmeton Lajmi.net.

Në studim, hulumtuesit kryen disa eksperimente të veçanta për të shqyrtuar se cilat mbathje femrat i mbathin zakonisht – jo të larta, mesatarisht të larta dhe të larta – dhe u trajtuan për studim.

Në njërin eksperiment, një femër iu afrua njerëzve në rrugë për të përfunduar një studim; në një tjetër, një grua bëhet kinse aksidentalisht i bie çanta në tokë për ta parë se a do ta ndihmojnë njerëzit atë.

Në të dyja këto eksperimente, të dyja femrat kishin mbathur mbathje nga tri madhësitë e ndryshme të cekura më lartë. Dhe në eksperimentin e tretë, një grup i femrave kishin mbathur mbathje me take të ndryshme dhe qëndronin të ulura në një bar, ndërsa hulumtuesit studiuan se sa shpesh secila grua ishte vërejtur nga një mashkull, transmeton Lajmi.net.

Në çdo skenarë, meshkujt ishin më shumë përgjegjës ndaj atyre femrave që kishin mbathur take të larta. Autorët besojnë se kjo është për shkak të reputacionit kulturor të këpucëve: Taket e larta në vetvete janë të portretizuara si seksi në media, ose të paktën në Francë.

Dhe, shpjegimi mbi hulumtimin vazhdon kështu: “Në mënyrë të pandërgjegjshme, meshkujt janë me më shumë gjasa që të reagojnë dhe të sillen më mirë me femrat nëse ato kanë mbathur take të larta”.

Por, para se të vendosni të mbathni vetëm take të larta, mos harroni që t’i mbathni ato në përputhje me rehatinë e shputës tuaj.