Femra egërsirë, sulmon kalimtaren për një fjalë goje (Video)

Një femër e re ka sulmuar egërsisht një femër tjetër, duke e përplasur për trotuari, vetëm pse ajo i kishte kërkuar që ta largojë veturën për të mos i bllokuar automjetin e saj. E gjithë ngjarja është incizuar nga kamerat e sigurisë. 

Bota

20/09/2014 19:48

Një femër rreth të 40-tave ka pësuar keq në Birmingham të Anglisë, pasi u sulmua nga një femër e re rreth 20 vjeçare.

Viktima e sulmit shihet duke ecur trotuarit, kur sulmuesja e kap rreth qafës dhe e hedhë mbi arkat me pemë dhe perime jashtë një dyqani ushqimor.

Ajo më pas e tërheq nga këmbët dhe e hedh sërish në tokë.

Policia thotë se viktima i kishte kërkuar femrës sulmuese që të lëviz automjetin  saj Tournan, pasi po i bllokonte automjetin, por kishte marrë një përgjigje fyese verbale, transmeton lajmi.net.

Pas sulmit, zyrtarët thonë se gruaja kishte sulmuar edhe veturën e viktimës.

Gruaja është duke u kërkuar nga policia, dhe është përshkruar si e bardhë, në të 20-tat e hershme të saj, me flokë të gjatë ngjyrë kafe të lidhur në një bisht, dhe e veshur me një jelek të zi dhe të poshtme gri.

Viktima 44-vjeçare pësoi një dëmtim në kokë dhe iu desh të kërkojë ndihmën e mjekut pas sulmit i cili ndodhi rreth orës 13 më 30 korrik të këtij viti.