Femra braziliane e ‘shtrinë për tokë’ mashkullin muskuloz (Video)

Një femër braziliane u kap nga një kamerë duke e ‘ndaluar’ një mashkull muskuloz nga një grindje me një tjetër burrë, duke e shtrirë atë përfundimisht në tokë dhe duke e ngujuar me këmbë në qafë.

Fun

28/08/2015 12:00

Djaloshi i panjohur, i cili duket të jetë dy herë më i madh se ajo, kishte filluar grindjen me një tjetër person në një klub nate të quajtur La Musique në Brazil.

Videoja 2-minutëshe shfaqë zeshkanen e cila siç duket ka ushtruar artet marciale, pasi e shtrinë atë për tokë duke e lidhur në qafë me kofshët e saj, transmeton Lajmi.net.

Djaloshi në këtë moment shihet teksa prek këmbën e saj në formë dorëzimi, që ta lëshojë atë.

Shikojeni videon: