Fëmijët të cilët shpenzojnë shumë kohë në rrjete sociale, priren të kenë probleme mendore

Gjatë periudhës 2012-2013, 37% e fëmijëve nuk kishin shpenzuar aspak kohë në rrjete seciale, por 56% kishin shpenzuar rreth 30 orë, ndërsa 8% kishin shpenzuar më shumë se 3 orë, raporton Zyra e Statistikave Kombëtare.

Lifestyle

21/10/2015 17:50

Ky studim ka zbuluar se fëmijët të cilët kanë kaluar shumë kohë në rrjete sociale si p.sh. Facebook, Twitter apo Instagram, kanë pasur probleme të larta emocionale, probleme sociale, sjellje jo të përshtatshme etj.

Gjithashtu, fëmijët që kalonin shumë kohë në rrjete sociale, kanë raportuar se kanë probleme dhe vështirësi edhe në shkollë.

Por, kjo nuk ka ndodhur tek fëmijët të cilët kanë kaluar pak kohë në rrjete sociale, pasi që ata kanë pasur sjellje më të mira, si dhe nota më të larta se tjerët.

Ky studim gjithashtu ka shtuar se, edhe pse rrjetet sociale janë të mira për ta lehtësuar komunikimin me të tjerët, ato edhe mund të rrisin rrezikshmërinë e shëndetit mendor të fëmijëve etj. /Lajmi.net