“Fëmijët shihnin mësuesit që digjeshin”

Një mësuese mendohet se është djegur e gjallë, ndërkohë që fëmijët ishin të detyruar të shihnin të gjithë këtë skenë horror.

Bota

16/12/2014 21:57

Ky ishte vetëm një episod i tmerrit që kaloi sot Pakistani dhe që ka tronditur mbarë botën.

Talibanë të armatosur hynë në një shkollë dhe vranë 132 fëmijë.

“Ata hynë në klasë dhe e dogjën një mësuese me benzinë, ndërsa fëmijët duhet ta shihnin,” tha një burim për NBC.

Militantët talibanë hynë në shkollë dhe qëllonin pa kriter mbi fëmijët.

Një terrorist mendohet se hodhi veten në erë në një klasë me 60 fëmijë.

Pas orësh të tëra luftimesh, nëntë militantët e armatosur u vranë.

Talibanët kanë marrë përsipër përgjegjësinë e sulmit dhe thanë se ky është vetëm fillimi. (mapo.al)