Fëmijët që përdorin iPad janë në rrezik nga sëmundje kronike

Fëmijët të cilët kalojnë më shumë se 30 minuta duke qëndruar në një vend me iPad mund të zhvillojnë sëmundje kronike të qafës dhe shpinës më vonë, thonë ekspertët.

Lifestyle

31/07/2015 16:19

Hulumtimet sugjerojnë se përdorimi i madh i pajisjeve elektronike gjatë një moshe të re mund të zhvillojë zakone të dëmshme të cilat shkaktojnë probleme muskuloskeletale në moshë të rritur.

Stephanie Cassidy, një ergonomiste në Melbourn dhe trapiste profesioniste, tha se fëmijët duhet të kalojnë vetëm 30 minuta në ditë në pajisje elektronike, transmeton Lajmi.net.

Pavarësisht kësaj, hulumtuesit në Universitetin Curtin, Australi, kanë gjetur se shumë familje janë duke i lejuar fëmijët të kalojnë më shumë se dy orë në tabletë.

Më shumë se 40% e prindërve të anketuar në studim pranuan se ata ua kanë blerë pajisjet elektronike fëmijëve të tyre për t’i “mbajtur” të qetë për periudha të caktuara.

Psikologu Linda Blair ka paralajmëruar se fëmijët nuk duhet të lejohen të përdorin celularët dhe tabletët para se të shkojnë në shkollë, për shkak që mund të dëmtojë përqendrimin e tyre në klasë. (Lajmi.net)