Fëmijët nuk duan lodra seksiste

Një vajzë shtatë vjeçare e quajtur Charlotte Benjamin shkroi një letër drejtuar kompanisë Lego (kompani për krijimin e lodrave).

Lifestyle

04/12/2016 18:49

 

“E dashur kompania Lego,

Emri im është Charlotte. Unë jam shtatë vjeçare  dhe i dua lodrat e Legos. Çfarë mua nuk më pëlqen është fakti që ka më shumë personazhe të legos djemë dhe shumë, shumë më pak vajza. Sot unë isha në dyqan dhe pashë lodrat lego të ndara në dy seksione, rozë për vajza dhe blu për djem.
Gjithë personazhet vajza lodra janë në shtëpi, plazhë, pazar dhe nuk kanë një punë, nderkohë djemtë shkojnë në aventura, punojnë, shpëtojnë njerëz, kanë një punë, si dhe notojnë edhe me peshkaqen.
Unë dua nga ju që të bëni më shumë personazhe vajza dhe t`i lejoni të kenë aventura dhe të bëjnë qejf. Në rregull?
Faleminderit.”

Charlotte nuk ishte fëmija i parë që vuri në dukje këtë dukuri të kompanive gjigande të lojrave. Në vitin 2012, një tjetër vajzë u shqetësua nga lodrat e kompanisë Hasbro. Ajo e shkroi një letër duke ju drejtuar në këtë mënyrë:
“Të dashur Hasbro,

Emri im është R_____. Unë jam gjashtë vjeçare. Unë mendoj që nuk është e drejtë të ketë vetëm 5 vajza në lojën “Guess Who?”, ndërkohë të ketë 19 djem. Nuk janë vetëm djemtë të rëndësishëm, të rëndësishme janë edhe vajzat.

Edhe nësë një vajzë dëshiron të luaj në “Guess Who?” për to do jetë shumë më e vështirë të fitojnë. Unë jam shumë e merakosur për këtë problem dhe nëse nuk e rregulloni për një kohë të shkurtër, nëna ima do e hedh lodrën ‘Guess Who?’.

Nëna ime e shkroi këtë letër, por unë i tregova çfarë të shkruaj.”

Seksizmi në lodra nuk ndikon vetëm tek vajzat.

Kur 13 vjeçarja McKenna Pope e kuptoi se vëllau i saj 4 vjeçar, që pëlqente gatimin, nuk do duhej të luantë lojën “Easy Bake Oven”, sepse loja ishte e adresuar për vajzat, meqë loja kishte të bënte me gatim, ajo filloj një peticion online, ku mblodhi 40.000 nënshkrime.
Në peticion 13 vjeçarja kishte kërkuar nga kompania e lodrave Hasbro që në reklamat për lojën ti bënte pjesë edhe djemtë, të mos e vazhdonin reklamimin me dizajne dhe ngjyra “për vajza”, sepse edhe djemtë dijnë dhe duan të gatuajnë. Por, nuk do kenë mundësi për aq kohë sa kuzhina do konsiderohet “punë grash”.

Nuk mendoj që nuk i’u bie ndër mend video e realizuar para disa vitesh e katër vjeçares Riley Madia. Kur Riley gjendet në një dyqan tek seksioni i lodrave shprehet se “Nuk është e drejtë që vajzat të blejnë vetëm princesha dhe djemtë të blejnë vetëm superhero.  Ka vajza që duan të blejnë princesha dhe ka vajza që duan të blejnë dhe superhero. Ka djem që duan të blejnë superhero dhe ka djem që duan të blejnë dhe princesha. Pse duhet vajzat të blejnë gjërat rozë?”

Çfarë nëse lodrat si ato inxhinerike, të ndërtimit e të shkencës, lodrat e “djemve” të kishin më shumë ndikim tek vajzat, që ta ndienin vetën që i kanë dyert e hapura në çdo fushë që do zgjedhin. Në një vend ku vetëm një nga 10 inxhinierë dhe një nga 5 arkitektë janë vajza/gra, a nuk do ishte më mirë të provonin reklama pa ndikim të roleve gjinore dhe të shohim nëse do ketë ndikim pozitiv? Kë do ta lëndonte kjo?/barazia.com/