Fëmijët ngacmohen nga një person me probleme mendore te ‘Parku i Qytetit’, ndërhyn policia

Disa fëmijë gati sa nuk janë kacafytur sot me një person të moshës madhore, i cili ka probleme të shëndetit mendorë.

Lajme

25/04/2018 18:07

Deri sa po loznin në Parkun e Qytetit të Prishtinës, fëmijët janë ngacmuar  nga ky person. Familjarët e kanë raportuar rastin menjëherë në Polici, shkruan lajmi.net.

“Gjatë ditës së sotme në Stacionin Policor Qendra ne Prishtine  është raportuar një rast për ngacmimin e disa fëmijëve tek Parku i Qytetit. Ndjesia patrulluese ka dale në vendin e ngjarjes, ka arrestuar personin e dyshuar dhe ka intervistuar edhe dëshmitaret e rastit. Pa arrestimit policia ka njoftuar Prokurorin e çështjes nga Departamenti i Përgjithshëm dhe Prokurorin për të mitur”, tha për lajmi.net, Agron Burovci, zëdhënës në Policinë e Kosovës për Rajon e Prishtinës.

Sipas tij, policia ka kontaktuar edhe familjaret e të dyshuarit dhe janë ndritur dyshimet se i njëjti ka dëmtime të shëndetit mendor.

“Aktualisht i dyshuari është duke u trajtuar ne Kliniken e Psikiatrisë ne QKUK dhe ne baze te raporteve mjekësore i dyshuari 59 vjeç ka probleme shëndetësore psikike. Ne bashkëpunim me prokurorin e shtetit policia po ndërmerr veprimet e duhura për trajtimin e këtij rasti si dhe ato qe konsistojnë ne parandalimin dhe pamundësimin e te dyshuarit qe te kryej veprime te tilla ne te ardhmen”, tha tutje Burovci. /Lajmi.net/