Fëmijët në çerdhe priten me vallëzim mjaft të nxehtë në ditën e parë të shkollës

Fëmijët e vegjël shikuan një balerinë duke kërcyer në mënyrë mjaft provokuese në një çerdhe në Kinë.

Fun

04/09/2018 18:19

Prindërit që morën pjesë në një ceremoni në një çerdhe në Kinë u tronditën kur një balerinë doli në skenë dhe filloi të performonte.

Gruaja, e veshur me pantallona të shkurtra të zeza, mund të shihet në një video që prek kofshën e saj para se të rrotullohet rreth një shufre, transmeton lajmi.net.

 

Fëmijët e vegjël dhe prindërit mund të shihen duke shikuar dhe duke qëndruar pranë skenës gjatë performancës të hënën.

Gazetari Michael Standaert, fëmijët e të cilit ndjekin shkollën, shpërndanë videot në internet – dhe shkruan: “Çmenduri”.

Kjo është kritikuar mjaft shumë nga prindërit dhe tani po mendojnë që edhe fëmijët ti largojnë nga kjo çerdhe. /Lajmi.net/