Fëmijët imitojnë festivalin spanjoll, në vend të demit ndiqen nga një qen i vogël (Video)

Disa fëmijë që luanin në një park të Madridit në Spanjës, kanë imituar festivalin që zhvillohet në Pamplona, ku të pranishmit ndiqen nga demat.

Fun

12/07/2017 09:55

Mirëpo, në vend të kësaj kafshe gjigante, pas tyre vraponte një qen shumë i vogël.

“Vijmë te Shën Fermino sepse është mbrojtësi ynë, na udhëheqë në vrapimin me dema dhe duke na dhënë bekimin” kanë kënduar ata këngën tradicionale, para se të nisin vrapin.

Më poshtë mund të shihni ikjen e tyre qesharake, që është shpërndarë dhe pëlqyer shumë në rrjetin social.

“Pse të goditen nga demat e fuqishëm, kur mund të vrapojnë dhe të kënaqen duke ikur prej një qeni të vogël” është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/

YouTube player