Fëmijët i harrojnë lodrat, i preferojnë tabletat

Më shumë se një i katërti fëmijë e posedon nga një kompjuter dore, para se t’i bëjë tetë vjet, raportohet pas hulumtimeve të bëra. Miliona prindër ankohen se fëmijët e tyre janë bërë të varur nga tabletat dhe se ndihen të humbur, nëse nuk ju lejohet të luajnë me to. Gjithashtu, zbulimet kanë nxjerrë përfundimit…

Auto & Tek

19/01/2014 10:22

Më shumë se një i katërti fëmijë e posedon nga një kompjuter dore, para se t’i bëjë tetë vjet, raportohet pas hulumtimeve të bëra. Miliona prindër ankohen se fëmijët e tyre janë bërë të varur nga tabletat dhe se ndihen të humbur, nëse nuk ju lejohet të luajnë me to.

Gjithashtu, zbulimet kanë nxjerrë përfundimit se fëmijët e moshës më të re se dy vjet, janë të aftë ta përdorin një tabletë kompjuteri apo një iPad. Ernest Doku, një ekspert i telekomit nga Uswitch.com, thotë se ‘adoptimet e hershme’ e kanë marrë një kuptim të ri.

‘Adoptimet e hershme’ ju referohen dikujt që fillon ta blejë dhe ta përdor shpejtë pjesën e re të teknologjisë, duke nisur ta përdor atë para krejt miqve dhe familjarëve.

“Sot, fëmijët e dinë mënyrën për ta gjetur teknologjinë e fundit, para se t’i heqin pelenat”, ka thënë Doku. Sipas kërkimeve, rreth 2.1 milionë fëmijë nën moshën 8 vjeç, përkatësisht 27 për qind të fëmijëve të kësaj moshe, kanë tabletë, si Kindle, që përdoret për leximin e librave.

Kërkuesit intervistuan 571 prindër me fëmijë nën moshën 16 vjeç, për t’i pyetur rreth shprehive të tyre për teknologjinë. 16 për qind e prindërve thanë se fëmijët e tyre janë të obsesionuar pas teknologjisë.

Çereku thanë se fëmijët do të ndiheshin të humbur pa lojërat e tyre të dashura. Sa i përket aspektit financiar, mbi një e treta e prindërve mendojnë se do të shpenzojnë më shumë para në këto aparate këtë vit, sesa në vitin që e lamë pas.

Më shumë se 8 nga 10 prindër u harxhuan vitin e kaluar, duke shpenzuar në total një mesatareje prej 462 funtesh për fëmijët e tyre. Shumica e parave janë shpenzuar në teknologji gjatë festës së Krishtlindjeve.

Thuhet se afro një e treta e fëmijëve ka mësuar të përdor tableta apo smartphone në moshën trivjeçare. Kurse, një i dhjeti i tyre e ka mësuar përdorimin e tyre në moshën dyvjeçare.

Zotëri Doku këshillon prindërit t’i lënë fëmijët e tyre larg lojërave online, në të cilat luhet edhe me para. Vitin e kaluar, një vajzë tetëvjeçare i harxhoi 4,000 funte duke luajtur online në iPad të babait të saj, duke thënë se nuk e kishte ditur që ishte duke i përdorur ‘paratë reale’.