Fëmijët e nënave të punësuara më të suksesshëm

Ju nëna që punoni nuk keni më nevojë të jeni në stres për fëmijët. Fëmija juaj është shumë mirë, e ndoshta shumë më mirë se që mendoni ju.

Lifestyle

20/06/2015 16:52

Vajzat e nënave që punojnë, rriten duke u bërë shumë të suksesshme  në vendin e punës se sa moshatarët e tyre. Ato fitojnë shumë para dhe kanë shumë mundësi që të bëhen shefe, kjo bazuar sipas disa zbulimeve të bëra nga Shkolla Biznese e Harvardit.

Teksa vajzat fitojnë shumë financiarisht, djemtë e nënave të punësuara kanë shumë mundësi që të kontribuojnë në kujdesin ndaj fëmijës dhe punëve të familjes.

Në të gjithë botën, fëmijët e nënave që punojnë ka më pak mundësi që të rrinë në rolet tradicionale, siç meshkujt mbanin familjen ndërsa femrat ishin amvise.