Fëmijët e këtyre dy çifteve janë krejtësisht të njejtë

Një histori e habitshme ka rrjedhur nga Ohajo, SHBA, në vitin 1998. Binjakët identik Craig dhe Mark Sanders u takuan me dy motra të bukura që ishin edhe ato binjake identike, Diane dhe Darlene Nettemeier, në një bar.

Lifestyle

28/06/2018 20:22

Ata filluan të dilnin së bashku dhe pas një kohe të shkurtë, në të njejtën ditë e me të njejtat veshje, u martuan. Të dy çiftet blenë shtëpi afër njëri-tjetrit dhe filluan të jetonin afër si një familje e madhe dhe e lumtur, transmeton lajmi.net

Jo shumë kohë pasi u martuan, Diane dhe Craig kishin fëmijë binjakë identik – një gjë kjo mjaftë e çuditshme.

Por, pas tyre edhe çifti tjetër Mark dhe Darlene u bënë prindër të dy vajzave të bukura binjake, ndërsa pas dy vitesh ata kishin edhe një djal, transmeton lajmi.net

Dy familjet simetrike u bënë temë diskutimi e trajtimi të shumë fakteve shkencore e gjenetike dhe teorikisht sipas shumë biologëve e ekspertëve një gjë e tillë është shumë pak e mundur.

Megjithatë, të dy familjet tani jetojnë ende në të njejtën mënyrë, afër njëri-tjetrit dhe të lumtur si gjithmonë./Lajmi.net/

7027360-dvojcki1-1475735238-650-92072c76c4-14757626707027460-diane-and-darlene-nettemeier-1475735270-650-18896d4894-1475762670