Fëmijëria e dhimbshme e Kantes: Kur Franca fitonte botërorin ai mblidhte plehra

N’Golo Kanté ka qenë një nga futbollistët më të mirë të Botërorit. Mesfushori i Francës nuk bën një lojë spektakolare, as nuk shënon gola, por bën “punën e pistë” të “Gjelave”.

Sport

13/07/2018 19:56

Është lojtari i katërt që ka bërë më shumë kilometra (62,6), i lënë pas vetëm nga Modric, Zobnin dhe Rakitic, të cilët kanë luajtur ndeshje që kanë pasur nevojë për 30 minutat e shtesës.

Por, futbollisti me origjinë nga Mali, për të arritur deri këtu ku është sot (një nga mesfushorët më të mirë në botë në rolin e tij) ka bërë rrugë të gjatë. Sipas “Globoesporte”, kur fëmijët francezë shikonin Botërorin e vitit 1998 në televizor, ai mblidhte plehra në rrugët e Parisit, transmeton TCH.

Kur Didier Deschamps dhe Zinedine Zidane kurorëzoheshin kampionë bote, Kante shkonte me babanë për të punuar. Në moshën 7-vjeçare pastronte rrugë dhe mblidhte plehra për t’i dërguar më pas në plantacionin e riciklimit.

Të dielën mund të shpallet vetë ai kampion bote…