Fëmija tymos marihuanë (Video)

Një video shokuese ka filluar të qarkullojë nëpër internet, ku shfaq një fëmijë 2 ose 3 vjeç të ulur në një karrige të vogël i veshur vetëm me pelenë, dhe me sa duket tymos një cigare të mbështjellë me marihuanë, shkruan Mirror.

Fun

03/12/2015 21:25

Por autorët e kësaj videoje, siç duket kurrë nuk kanë menduar se publikimi i saj do të nxisë policinë të fillojnë hetimet, transmeton lajmi.net.

Manierizmat e tij tregojnë qartë se ai është i hutuar, ndërsa fytyra e tij mezi duket nga një re tymi. Por ajo çfarë e bën më tmerrshme gjithë këtë ngjarje, është fakti se në video dëgjohet zëri i një të rrituri i cili vazhdimisht e inkurajon fëmijën për atë çfarë është duke bërë.

Kjo video besohet se i është dorëzuar policisë e cila ishte gjetur në Facebook nga Andrew Holmes, një aktivist i Çikagos. (lajmi.net)

YouTube player