Fëmija që u braktis nga prindërit shkaku i deformimit në hundë, kur u rrit u bë diler droge (Foto)

Hoëard Shulman kishte lindur në New Jersy. Pasi që kishte një hundë të deformuar, prindërit e braktisën atë.

Lifestyle

03/10/2015 22:32

Shulman ka treguar për Daily Mail se si fëmijët e ngacmonin atë, duke e quajtur “hundë derri” dhe fjalë të tjera fyese, transmeton lajmi.net.

Shulman më pas kishte filluar të hynte në botën e mafies dhe krimit, duke u bërë një transportues i madh i drogës.

Kësisoj ai krijoi një pasuri të madhe, dhe pas 40 viteve të braktisjes, ai ishte kthyer prapa për të gjurmuar nënën e tij, për shkak se babai i kishte vdekur. Ai e takoi nënën dy herë nga distanca, por nuk u afrua të fliste me të, për shkak të hidhërimit të madh, transmeton lajmi.net.

Deri në moshën 18 vjeçare Shulman jetonte nën përkujdesjen e qendrave dhe familjeve të ndryshme, ndërkaq pas kësaj moshe ai filloi rrugën e tij të biznesit ilegal. /lajmi.net

a

aa

aaa

aaaa