Fëmija po mbytet në pishinë, askush se vë re (VIDEO)

Pamjet e tmerrshme tregojnë se një djalë pesëvjeçar po mbytet në një pishinë të mbushur plot me njerëz në Helsinki të Finlandës, ndërsa notarët e tjerë vazhdojnë qetësisht notin, duke e mos e vënë re gjendjen e vështirë të vogëlushit.

Fun

09/06/2017 01:09

Pamjet e transmetuara në faqen Igmur, tregojnë fëmijën që lufton me ujin për disa minuta përpara se të humbte vetëdijen.

Postuesit i videos thotë se djali ishte lënë aty ndërsa e ëma ishte në sauna.

Fatmirësisht, një grua u gjend në momentin e duhur dhe pikasi fëmijën, trupi i të cilit po lundronte në sipërfaqen e ujit.

Për fat të mirë, fëmija arriti të mbijetonte pa lëndime të thella.