Fëmija me sindromin daun i cili ‘fluturon’

Disa fotografi prekëse të një babai - djali i të cilit vuan nga sindromi daun, kanë filluar të shpërndahen shumë nëpër internet, me shpresën që të rritet ndërgjegjësimi rreth këtij sindromi.

Lifestyle

22/04/2015 18:39

Kur fotografi Alan Lawrence mësoi se djali i tij i porsalindur Wil kishte sindromën daun, ai u trondit shumë. Alan filloi të mendonte se jeta e tij nuk do të ishte më kurrë si më parë dhe se ai nuk do të mund t’i bënte gjërat që i kishte bërë deri më tani.

Por, tani ai është i vendosur për t’i treguar botës se të kesh një fëmijë me sindromin daun mund të jetë “një bekim” gjithashtu, transmeton Lajmi.net.

Për ta bërë këtë, Lawrence i cili ka pesë fëmijë me gruan e tij Nicki, bëri një seri të fotove të djalit të tij me moton “Wil mund të fluturojë”, fotografi këto që shfaqin djalin e tij duke fluturuar nëpër situata të ndryshme.

“Ne si familje e dimë se ai do të jetë në gjendje për t’i bërë gjërat që dëshiron. Wil mund të fluturojë!”, tha ai për HuffPost UK.

“Ai është si çdo fëmijë tjetër i moshës së tij, vetëm se atij i merr pak kohë deri sa t’i bëjë gjërat që fëmijët e tjerë i bëjnë”, shton ai, transmeton Lajmi.net.

Më poshtë mund t’i shihni fotografitë nga projekti i tij për të ndërgjegjësuar njerëzimin ndaj sindromit daun që tani prekë shumë fëmijë në botë.

slide_419104_5345038_free slide_419104_5345040_free slide_419104_5345042_free slide_419104_5345216_free slide_419104_5345218_free slide_419104_5345220_free slide_419104_5345222_free slide_419104_5345224_free slide_419104_5345226_free slide_419104_5345228_free slide_419104_5345230_free slide_419104_5345232_freeslide_419104_5345234_free