Fëmija hap vezën prej çokollate, ajo çfarë gjen brenda befason familjen e tij – Lajmi.net
Fëmija hap vezën prej çokollate, ajo çfarë gjen brenda befason familjen e tij
Autori: Lajmi.net Kuriozitete 23:12, 8 January 2018
Një fëmijë i pasionuar pas vezëve prej çokollate, lodrat e të cilave i bënte koleksion, ka gjetur një “dhuratë” të pazakontë në paketimin e ëmbëlsirës së preferuar.

Siç raporton britanikja “Metro”, fëmija 5-vjeçar ka hapur paketimin plastik të dhuratës dhe ka gjetur një qese me drogë, të llojit metamfetaminë kristal.

Fatmirësisht, në atë moment, pranë tij ka qenë vëllai i madh, i cili ka shmangur konsumimin dhe tragjedinë e mundshme.

Vogëlushi ka hapur vezën për të gjetur dhuratën, që zakonisht vjen në pjesë të montueshme, por pasi ka parë qesen me pluhur të bardhë, ka pyetur të vëllanë se çfarë ishte.

“Daily Star” shkruan se ngjarja është regjistruar në zonën e Drumachose-s, në Belfast. Ky rast është denoncuar menjëherë në polici, e cila pasi ka analizuar lëndën e gjetur, ka dalë në konkluzionin se bëhej fjalë për drogë dhe ka nisur hetimet.

 

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO