Fëmija gjen fosile 65 milion vjeç të vjetër pranë një fushe futbolli, ekspertët nuk kanë ide si ka arritur aty

Ndërsa nëna brohoriste nga këndi për lojën soccer në Bend, 7 vjeçarja Naomi Vaughan shkoi të luante aty pranë fushës.

Fun

20/03/2018 11:34

Naomi kaloi kohën duke gërmuar tek një vrimë. Pas njëfarë kohe, diçka me shkëlqim ia kapi syri dhe e nxori nga toka për t’ia treguar nënës së saj.

E quajti ‘Guri Moana’ sepse ia kujtoi asaj amuletin me formë spirale nga filmi i animuar Disney.

Nëna, Melissa Vaughan, shqyrtoi reliktin dhe e dinte se nuk është thjesht një gur me pluhur. Ishte një perlë.

‘Nuk mund ta besoj se e ke gjetur këtë’, i tha vajzës së saj.
Mund të jetë miliona vjeç.’

Dhe kishte plotësisht të drejt për këtë, raporton dailymail, transmeton lajmi.net
Naomi kishte gjetur njl fosil të lashtë i quajtur amonit, një invertebror i zhdukur detar që ekzistonte më shumë se 65 milionë vite më parë.

What Naomi found was an ancient fossil called an ammonite, an extinct marine invertebrate that last existed more than 65 million years ago

Paleontologët thonë se amonitë nuk gjenden natyrshëm në Bend, por janë të zakonshëm në lindje pranë Mitchellit, më shumë se 80 milje larg.

Se si u gjet kjo amonite në Bend, është mister, transmeton lajmi.net

Drejtori i koleksioneve paleontologjike në Universitetin e Oregonit, Muzeun e Historisë Natyrore dhe Kulturore, Greg Retallack, beson se fosili e ka origjinën nga formimi i fermës pranë qytetit të braktisur lindor të qytetit Suplee të Oregonit, 112 milje në lindje të Bendit.

‘Me sa duket kishte një lidhje familjare midis fermës dhe qytetit Bend, ose ishte thjesht pjesë e koleksionit të fosileve në shkollë’, tha Retallack.

Për shkak se paleontologët nuk e dinë saktësisht se nga ka ardhur, është shkencërisht e pavlefshme, tha Retallack,.

Famoso, shefi i paleontologëve, vlerëson se ammonitët mund të jetë deri në 100 milionë vjet të vjetër dhe të paktën 65 milionë vjeç, kur ata u zhdukën në të njëjtën kohë me dinosaurët. /Lajmi.net/

She called it her 'Moana rock,' because it reminded her of the spiral-shaped amulet (pictured) from the animated Disney movie