Fëmija dyvjeçar bën muzikë bashkë me grupin: publiku çmendet pas tij

Ende nuk i ka mbushur dy vjet, por ky fëmijë duket se tashmë e ka të qartë se çfarë do të bëhet kur të rritet.

Fun

02/03/2018 14:07

Gjatë një paraqitjeje të një bendi në Jackson Square, në New Orleans, në ShBA, fëmija nuk ia ka rezistuar thirrjes së muzikës: i ‘armatosur’ me një trombë lodër ka dalë në qendër të sheshit duke u bërë ylli i vërtetë.

Videoja është postuar në Facebook nga e ëma, për t’u bërë menjëherë virale.