Fëmija bie në gropë në rrugët e vërshuara nga uji (Foto/Video)

Një moment mjaft dramatik shihet në këtë video kur një vajzë 14-vjeçare bie në gropë e cila ishte e mbushur me ujë.

Fun

19/07/2017 22:10

Ngjarja ka ndodhur në Nepal dhe shihet nxënësja me çantë e cila kërkon të kalojë në anën tjetër të rrugës, por nga vërshimet e mëdha në Nepal, bënë që shumë rrugë të përmbyten, transmeton lajmi.net.

Ajo fatmirësisht doli e gjallë nga një kanalizim nënujor 30 metra përgjatë rrugës. /Lajmi.net/