Fëmija afrohet për të kërkuar lëmoshë tek makina, por ajo që shikon e përlot atë

Kjo histori emocionale do t’ju bëjë të mendoni rreth vlerës së madhe që ka jeta dhe shëndeti.

Fun

15/10/2017 23:15

Afrika është kontinenti që ka vendet me nivelet më ekstreme të varfërisë në botë. Sipas Bankës Botërore nga 48 vende, 34 kanë standardin më të ulët të jetesës në kontinent dhe varfëria e tyre është përkeqësuar në 25 vitet e fundit.

Pse i numërojmë këto të dhëna? Epo, sepse historia e mëposhtme vjen nga Kenia.

John Thuo është një nga fëmijët e shumtë të pastrehë që jeton në rrugët e Nairobit, Kenia. Fëmijët kenezë rrojnë duke kërkuar lëmoshë në rrugë dhe mes të gjithë lypësve që ekzistojnë në atë vend, fëmijët zënë një shkallë të konsiderueshme në numër.

Megjithëse shpesh konsiderohen si “hajdutë”, John tregoi se edhe një lypës si ai mund të ketë një zemër të madhe.

Si zakonisht, John po kërkonte para nga shoferët që ndalojnë në trafik. Ndër të gjithë njerëzit që takoi, ai që e bëri të shpërthejë në lot ishte takimi me 32-vjeçaren Gladys Kamande, e cila vuante nga një sëmundje e mushkërive që ia vështirësonte frymëmarrjen.

Për të marrë frymë Gladys duhet të mbante të lidhur pas vetes një cilindër oksigjeni dhe një gjenerator të specializuar për këtë proces.

I vogli John nuk e kuptoi pse gruaja kishte kaq shumë “hekura” në trupin e saj dhe e pyeti rreth tyre, ndërsa Gladys filloi t’ja shpjegonte sëmundjen e saj, fëmija shpërtheu në të qara.

John e dinte që jeta e tij është e vështirë, por kur pa Gladys, kuptoi që e keqja s’ka fund.

Në një situatë kur s’mund të bënte asgjë për gruan e sëmurë, John mori dorën e Gladys dhe iu lut Perëndisë që ta ndihmonte. Kur mbaroi lutjen, ai futi dorën në xhepin e tij dhe i ofroi paratë e pakta që kishte në xhep.

Një kalimtar ka parë gjithë skenën dhe ishte i befasuar nga reagimi dërrmues i fëmijës dhe ka fotografuar momentin që sot është bërë viral në rrjetet vendase dhe më gjerë.

Mirënjohëse për gjestin e Johnit, Gladys po përpiqet ta marrë fëmijën përsëri në shkollë. I riu i dashur sigurisht do të donte të ishte në gjendje të shkonte në shkollë për aq kohë sa ai ndahet më nga Gladys, të cilën tani e konsideron nënën e tij të re. /Lajmi.net/