Fëmija 20 muajsh konsiderohet terrorist, nuk e lejojnë të dalë jashtë shtetit

Ai është bllokuar në Xhamajkë sepse konsiderohet terrorist. Bëhet fjalë për të voglin Prince-Daniel Chambers, të cilit i është marrë pasaporta prej tre muajsh pasi ministri i brendshëm e cilëson si një person të rrezikshëm.

Bota

13/07/2015 20:43

Familja e të voglit është transferuar në Birmingham rreth 16 vite më parë, por tani është hasur me probleme të shumta burokratike. Nëna, babai dhe motra 9-vjeçare e vogëlushit 20 muajsh kanë mundur të marrin të gjitha dokumentet e tyre dhe të mund të largoheshin nga shteti, por për të voglin ka qenë ndryshe, raporton Mirror.

“E trajtuan djalin tim si të ishte një terrorist”,- denoncoi e ëma e të voglit. Familja ka kërkuar disa herë informacion në lidhje me këtë rast, por përgjigja e zyrtarëve është se këto janë procedura standarde dhe për shkak të moshës së fëmijës, duhet një kohë më e gjatë për tu proceduar.

Capture