Fëmija 19 muajsh që di të lexojë (Video)

Fëmijët zakonisht mësojnë të lexojnë në moshën 5 vjeçare apo kur fillojnë klasën e parë.

Fun

19/11/2015 20:22

Carter është djaloshi 19 muajsh i cili jo vetëm që di të lexojë më shumë se 300 fjalë por mund të numërojë deri në 50.

Mamaja e tij krenare LaToya Whiteside ka filmuar videon se si vogëlushi lexon kartat që ajo i jep në shtëpinë e tyre në Charlotte të Kalorinës së Veriut.

Carter i lexon fjalët pa parë mamanë e tij në sy dhe pa pritur konfirmimin e saj./oranews

YouTube player