Fellaini transferohet në Ligue 1

Skuadra franceze, Monaco, pa dyshim se është një nga skuadrat më aktive në tregun e transferimeve në afatin kalimtar të janarit.

Sport

19/01/2019 08:15

Tetë herë kampionët e Francës që drejtohen nga Thierry Henry po rrezikojnë seriozisht rënien nga kategoria, ku pas 20 ndeshjeve renditen në vendin e 19-të me vetëm 15 pikë.

Për të dalë sa më parë nga kjo situatë, Monaco deri më tani ka zyrtarizuar katër transferimin, përfshirë edhe Naldon nga Werder Bremen, dhe Cesc Fabregas nga Chelsea.

Por këto nuk do të jenë transferimet e vetme të Thierry Henry këtë afat, i cili tani po synon edhe një tjetër lojtar nga Premierliga.

Bëhet fjalë për Marouane Fellaini, mesfushorin e Manchester United.

RMC raporton se tashmë Thierry Henry ka kontaktuar Manchester United, për të parë mundësinë e transferimin të Fellainit në Francë.

Belgu 31 vjeçar, është pjesë e Manchester United që nga viti 2013, ku ka realizuar mbi 100 paraqitje./Lajmi.net/