Fellaini transferohet ‘gratis’ në Serie A

Marouane Fellaini mund të largohet nga Manchester United duke u transferuar në Serie A.

Sport

04/05/2018 13:27

Ideja për të transferuar në Serinë A Marouane Fellainin i ngacmon jo pak drejtuesit e Milanit.

30-vjeçari shikohet si një mundësi e mirë për merkaton e kuqezinjve, pasi kontrata e tij me Manchester United skadon në fund të qeshorit dhe kalimi nën urdhrat e Gattusos do të bëhej me parametër zero, çka do të lehtësonte jo pak financat e italianëve.

Gjithsesi, për Milanin nuk do të jetë e lehtë të arrijë te belgu, pasi pengesë përveç konkurrencës së klubeve kineze dhe Besiktas e Paris Saint-Germain është edhe paga e lartë e futbollistit, i cili te “Djajtë e Kuq” paguhet 5 milionë euro në sezon.