Felix Magath ‘godet’ Ronaldon: Ky është sulmuesi më i mirë në histori të Realit

Ish trajneri i disa skuadrave gjermane, Felix Magath mendon se Raul Gonzales është sulmuesi më i mirë i Real Madridit.

Sport

06/04/2016 16:03

Ish trajneri i Bayern Munichut, Schalkes, Wolfsburgut dhe shumë ekipeve tjera, Felix Magath, e ka lavdëruar legjendën e Real Madridit, Raul Gonzales.

Madje, sipas gjermanit, Raul është sulmuesi më i mirë që ka patur ndonjëherë klubi madrilien.

“Është njëri nga lojtarët më të mirë që kam patur dhe sulmuesi më i mirë në histori të Real Madridit. Është mendimi im. Sikur Raul ta fillonte karrierën tani, do t’i kalonte Cristianon dhe Messin”, deklaroi Magath për ish sulmuesin e Los Blancos.