Felipe Anderson pranë transferimit në Premierligë

Pas transferimit të Jack Wilshere, West Ham United është afër kompletimit të një tjetër transferimi.

Sport

09/07/2018 19:42

Skuadra nga Londra sot ka zyrtarizuar Jack Wilshere nga Arsenal.

Pas Wilshere, një tjetër yll pritet t’i bashkohet West Hamit.

‘SkySports’ raporton se West Ham është në bisedime me Lazion për brazilianin Felipe Anderson.

Anderos është 25 vjeçar, dhe është pjesë e Lazios që nga viti 2013, ku në 137 paraqitje ka shënuar 25 gola./Lajmi.net/