Felipe Anderson nga Lazio te rivali nga Serie A

Aurelio De Laurentis është gati t’i paraqesë një ofertë bardhekaltërve për ta bllokuar që tani brazilianin, Felipe Anderson.

Sport

09/02/2018 13:06

Situata e Felipe Anderson te Lazios nuk është nga më të mirat, sidomos pas zënkës me trajnerin Simone Inzaghi, gjë që mund të sjellë edhe largimin e futbollisit gjatë merkatos së verës.

Sipas mediave italiane, më shumë se sa një hamendësim e ardhmaja e 24-vjeçarit parashikohet të jetë jo shumë larg Romës, pasi futbollisti pëlqehet shumë nga Napoli.

Presidenti i të kaltërve, Aurelio De Laurentis është gati t’i paraqesë një ofertë bardhekaltërve për ta bllokuar që tani brazilianin, për ta patur më të lehtë transferimin e tij në verë.