Fejohet Taulant Xhaka, dalin fotot e para

Futbollisti Taulant Xhaka para pak kohësh e kishte bërë publike lidhjen e tij me Arbnorën.

ShowBiz

07/01/2018 15:02

Madje, çifti në fund të dhjetorit kishin udhëtuar bashkë për pushime, shkruan lajmi.net.

Taulanti është nisur hapave të vëllait të tij, Granitit i cili nuk ka shumë muaj që është kurorëzuar me Leonita Lekajn.

Futbollisti i kombëtares shqiptare përmes rrjeteve sociale sapo ka bërë të ditur që është fejuar me Arbnora Nuredinin.

Në llogarinë e tij në Instagram, Taulanti ka publikuar një fotografi nga ceremonia e fejesës, ku çifti ishin duke prerë tortën dhe që të dy dukeshin shumë elegantë dhe padyshim të lumtur.

“Urime FEJESA vllau jem”, është urimi i Granitit.  /Lajmi.net/