Fejohet Lindon Berisha?

Këngëtari nga Maqedonia, Lindon Berisha vazhdon të jetë i pëlqyer nga publiku për muzikën që bën.

ShowBiz

05/10/2018 13:20

Ndonëse ka kohë që nuk ka sjell projekte të reja muzikore Lindoni është mjaft aktiv në rrjete sociale, shkruan lajmi net.

Në atë Instagram ai ndanë imazhe dhe video të llojllojshme e që së fundmi sjell pamje nga pushimet në Dubai.

Në foton e fundit të publikuar Lindoni na bëri kurreshtarë të gjithëve teksa duket se është në pritje të të dashurës. “Unë dhe e fejuara ime në një takim”, shkruan ai në foton e hedhur në Instagram.

“Merri krejt” dhe “Hallall e ke” thotë këngëtari nga Maqedonia në projektet e fundit të lansuara nga ai. /Lajmi.net/