Fejohet Flori Mumajesi? Pyetja milionëshe pas fotografisë me femrën e ëndërrave

Flori Mumajesi sapo e ka publikuar një fotografi në Insatgram, foto kjo e cila ngjalli shumë reagime.

ShowBiz

16/07/2018 21:22

Kantautori i njohur njëherësh edhe këngëtari i shumë hiteve në imazhin e postuar i ka kapur dorën një femre dhe unaza që ajo ka në dorë nxjerr dyshime në mos janë fejuar, shkruan lajmi.net

Pranë imazhit ai as nuk e ka zbuluar emrin e vajzës që ia ka rrëmbyer zemrën e as nuk ka shkruar asnjë fjalë.

Ka mjaftuar zemra e cila zbulon se ai është dashuruar marrëzisht./Lajmi.net/