Fehmi Mujota ja dorëzon detyrën ministrit të ri të Infrastrukturës Lutfi Zharku

Në Ministrinë e Infrastrukturës ministri i deritashëm, Fehmi Mujota, ia ka dorëzuar detyrën ministrit të ri, Lutfi Zharku.

Lajme

12/12/2014 17:05

Me rastin e pranim-dorëzimit të detyrës, Fehmi Mujota ia uroi ministrit Zharku detyrën dhe e informoi për punën e deritashme të Ministrisë së Infrastrukturës, në veçanti për projektet e rëndësishme të infrastrukturës rrugore që janë realizuar dhe për ato që janë në realizim e sipër.

Ish-ministri Mujota, duke i uruar ministrit Zharku suksese në punën e tij të ardhshme, u shpreh i gatshëm që të ofrojë ndihmën e tij sa herë që ajo të jetë e nevojshme.

Ministri Lutfi Zharku falënderoi ish-ministrin Mujota për punën që ka bërë gjatë mandatit të tij në krye të Ministrisë së Infrastrukturës.