Federica Mogherini arrin në Tiranë

Shefja për Politikë të Jashtme në Bashkimin Evropian, Federica Mogherini ka arritur në Tiranë.

Lajme

17/04/2018 22:22

Ashtu siç ishte paralajmëruar diplomatja do të darkojë me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Takimet e saj zyrtare do të zhvillohen gjatë ditës së nesërme, ku në orën 11:00, ajo do të ketë një konferencë shtypi me kreun e qeverisë shqiptare.

Ndërkohë, kryediplomatja e BE-së do të takojë edhe presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

Ajo do të takohet edhe me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Në këtë takim, do të jetë e pranishme edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi. /Opinion.al