Federer nuk shqetësohet me rënien në ranklistën e ATP përderisa mund t’i mposhtë Djokovicin e Nadalin

Roger Federer nuk është aspak i shqetësuar për ranklistën e ATP, ranklistë në të cilën e gjenë vetën e tij në pozitën e gjashtë.

Sport

08/02/2019 18:33

37 vjeçari zviceran ka rënë në pozitën e gjashtë pas eliminimit në raundin e katërt nga garat e Australian Open, duke dështuar të prek gjysmëfinalen e këtij kompeticioni për dy vite radhazi.

Por, Federer beson se ai akoma mund të jetë kërcënim për Novak Djokovic dhe Rafael Nadal, përkundër renditjes së ATP.

“Për mua, renditja, në moshën 37 vjeçare nuk është prioritet” ka thënë 20 herë fituesi i titujve Grand Slam, transmeton lajmi.net.

“Ideja është që të jem mirë me shëndetin, të di se mund të fitoj turne, të di se mund të mposhtë Djokovic dhe Nadal, dhe pas kësaj, është kënaqësi” ka thënë ai.

“Kur ndihesh se nuk ke shanse, atëherë është një problem. Edhe nëse renditem edhe më poshtë nuk është problem për mua” ka thënë ndër të tjerash Roger.

Federer konsiderohet si një prej reketëve më të mirë që ka parë historia e tenisit. Edhe pak kohë ka mbetur për të shijuar nga magjia e tij, por për këtë kohë, ai shpreson se do të korrë edhe disa suksese. /Lajmi.net/