Federer eliminon Murrayn

Roger Federer kaloi në gjysmëfinale të Australian Open pas fitores ndaj britanikut Andy Murray në katër sete, 3-6, 4-6, 7-6, 3-6. Tenisti zviceran siguroi kualifikim tutje kurse e eliminoi nga gara Murrayn. “Vetëbesimi im është shumë më i madh se një vit më parë, dhe kjo më gëzon shumë. Tani kam vetëbesim më të madh…

Sport

22/01/2014 12:16

Roger Federer kaloi në gjysmëfinale të Australian Open pas fitores ndaj britanikut Andy Murray në katër sete, 3-6, 4-6, 7-6, 3-6.

Tenisti zviceran siguroi kualifikim tutje kurse e eliminoi nga gara Murrayn.

“Vetëbesimi im është shumë më i madh se një vit më parë, dhe kjo më gëzon shumë. Tani kam vetëbesim më të madh në veprimet e mija. Vitin e kaluar nuk jam ndjerë si duhet. Prapë mund të luaja, por nuk është njësoj kur ju ofrohen mundësi të mëdha në një ndeshje. Kjo është ajo që kam ndjerë vitin e kaluar por vazhdova të punoj shumë dhe tani jam këtu në gjysmëfinale”, deklaroi Federer pas takimit.

Ai në gjysmëfinale do të ndeshet me spanjollin Rafael Nadal.