Federer e shijon fitoren e parë në ATP Championship

Roger Federer ka marr fitoren e parë në ATP Championship.

Sport

14/11/2018 09:03

Pas humbjes nga Kei Nishikori, Roger Federer e ka shijuar fitoren e parë në ATP Championship që po mbahet në Londër.

Tenisti zviceran arriti që ta mposht Dominic Them me rezultat 2-0, përcjell “lajmi.net”.

Federer fitoi 6-2 dhe 6-3 ndaj tenistit austriak në ATP Championship.

Sukses që mban ende në lojë tenistin zviceran, që me një fitore e një humbje në grupin “Lleyton Hewit” është ende në garë për një vend në gjysmëfinalet e këtij eventi, i fundit sezonal në sportin e tenisit.

Për Federer, nuk ka për të qenë aspak i lehtë kualifikimi, pasi në ndeshjen e tretë në grup do të përballet me afrikano-jugorin Kevin Andrson, që i ka fituar dy ndeshjet e para.

Anderson mundi në takimin e dytë 2-0 (6-0, 6-1) japonezin Kei Nishikori, duke treguar një formë të mirë në dy përballjet e deritanishme.

Edhe japonezi është ende në garë, por i duhet fitorja në duelin e fundit ndaj Thiem, ndaj ky grup është plot me surpriza. /Lajmi.net/