“FederBet” zbulon ‘ndeshjen e kurdisur’ nga Kombëtarja shqiptare

Ndeshja u mbyll me disfatën 0-3 të Shqipërisë ku ra në sy humbja e një 11-metërshi nga kuqezinjtë në fundin e pjesës së parë, që u mbyll 1-0 për vendasit.

Sport

16/11/2017 10:56

Ka dyshime se ndeshja e miqësore e Shqipërisë U20 dhe Gjeorgjisë U20, e cila u mbyll 0-3 mund të ketë qenë e manipuluar.

Këtë e konfirmojnë edhe organizatat të cilat monitorojnë fluksin e basteve sportive. Mes tyre FederBet, organizata e cila bashkëpunon me Bashkimin Evropian dhe ka monitoruar prej kohësh luhatjet e basteve, ka dhënë një reagim zyrtar për mediat sportive shqiptare në faqen e saj në internet.

“Jemi sinjalizuar se kjo ndeshje ka regjistruar lëvizje anormale të basteve. Në fakt, këto anomali kanë të bëjnë me përfundimin e ndeshjes me 3 apo më shumë gola” deklaron FederBet, ndërsa bën të ditur se zyrtarë tij po kryejnë hetimet e tyre për rastin në fjalë.

Ndeshja u mbyll me disfatën 0-3 të Shqipërisë ku ra në sy humbja e një 11-metërshi nga kuqezinjtë në fundin e pjesës së parë, që u mbyll 1-0 për vendasit.

Trajneri Alban Bushi bëri një grumbullim me futbollistë, ku dominojnë nga kampionati shqiptar, për duelin miqësor ndaj Gjeorgjisë.