Federata Sindikale e Shëndetësisë paralajmëron greva e protesta (Video)

Federata Sindikale e Shëndetësisë ka paralajmëruar se do të mbajë greva dhe protesta. Kjo pasi sipas drejtuesve të saj kërkesat e tyre nuk po merren parasysh.

Lajme

23/03/2017 20:40

Kjo sindikatë po kërkon rishqyrtimin e ligjeve mbi pagat dhe sigurimet, rregullimi i statutit të Qendrave të Mjekësisë Familjare dhe shtyrjen e afatit të ri-licencimit të mjekëve.

Për kërkesat që kanë, përgjigje këta morën nga disa institucione por jo edhe nga Ministria e Shëndetësisë.

Ata më pas paralajmëruan se protestës së tyre, një periudhë të caktuar kohore do ti bashkëngjiten edhe ekipet e mjekëve nga emergjenca.

YouTube player