Federata serbe kërkon përsëritjen e lojës

Federata Serbe e Futbollit (FSS) nuk është ndarë e kënaqur me vendimin e UEFA-së për ndeshjen e ndërprerë më Shqipërinë, pasi ata tashmë janë duke kërkuar përsëritjen e ndeshjes.

Sport

27/10/2014 21:47

Federata e Futbollit Serb ka kërkuar që ndeshja e ndërprerë ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë të përsëritet, pasi ata nuk janë të kënaqur me vendimin e UEFA-së.

UEFA i ka dhënë Serbisë fitoren 3-0 ndaj Shqipërisë, mirëpo ata i kanë marrë atyre tre pikët, që do të thotë se ata kanë mbetur në kuotën e 1 pikëve.

“Ne duhet të kërkojmë zhvillimin e ndeshjes së re në fushë neutrale, pa shikues dhe të dëshmojmë se jemi të interesuar të luajmë futboll”.

“Kjo ka të bëjë edhe me ndeshjen e dytë, atë të kthimit. Nuk është normale që në Shqipëri të luhet para tribunave të mbushura. Të dy ndeshjet duhet të luhen pa shikues”, theksoi Goran Milanoviç, nënkryetar i FSS-së për të përditshmen serbe, Informer.