Federata e Xhudos së Kosovës vjen me një letër falënderuese

Federata e Xhudos së Kosovës ka dalë me një letër falënderuese për kategorizimin e sporteve në Kosovë.

Sport

16/03/2018 17:38

Falënderimi i Federatës së Xhudos së Kosovës:

Letër faleminderuese!

Federata e Xhudos së Kosovës pas shumë vitesh punë profesionale dhe rezultateve kulminante nga sportistët tanë, punë të palodhshme nga trajnerët si dhe puna që n’përgjithësi është bërë nga bordi i Federatës!

Me kënaqësinë më të madhe ka pranuar lajmin se ligji për kategorizim të sporteve, sportistëve dhe trajnerëve tani më është në fuqi, dhe Komiteti Olimpik i Kosovës ka përfunduar edhe kategorizimin e të njejtëve për vitin 2018!

Ne si Federatë vlerësojmë se kategorizimi është e arritura më e madhe e sportit të Kosovës që nga ndërkombëtarizimi i sportit kosovar!

Me anë të këtij kategorizimi tani e tutje vlerësohet puna e Federatës, rezultatet e sportistëve dhe trajnerëve e kjo është ajo që ne kemi kërkuar me vite të tëra.

Andaj si Federata me rezultatet më të mëdha në shtetin tonë të ri kemi nderin që t’i faleminderojmë të gjithë akterët që ndikuan në realizimin e kësaj vepre madhore duke filluar me Ministrinë e KR dhe Sportit, Komitetin Olimpik të Kosovës si dhe komisionin profesional për punën e bërë!

Koha për ankesa ka përfunduar, është koha për punë!

Bordi i FXHK-së