Federata e Gjimnastikës së Kosovës pranohet ndërkombëtarisht

Pas Komitetit Olimpik të Kosovës që u bë anëtari më i ri i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, vjen edhe një lajm fantastik për sportin kosovar.

Sport

30/10/2014 16:58

Një tjetër lajm i mirë ka ardhur për sportin kosovar pas pranimit të Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.

Federata e Gjimnastikës së Kosovës është pranuar në Federatën Ndërkombëtare të Gjimnastikës, ka bërë të ditur uebfaqja “www.Insidethegames.biz.

Së bashku me Kosovën, si anëtare të reja u pranuan edhe 10 federata tjera, raporton “Lajmi.net”.

Andaj, nga Kongresi i ardhshëm në Tokio, Kosova do të marrë pjesë si anëtare e re e organizatës.