Federata e Auto Sportit të Kosovës anëtare e përhershme e FIA-s – Lajmi.net
Federata e Auto Sportit të Kosovës anëtare e përhershme e FIA-s
Autori: Lajmi.net SportTë tjera 18:15, 8 December 2017
Federata e Auto Sportit e Kosovës (FASK) është pranuar si anëtare e përhershme e Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA).

Vendimi është marrë të premten, në Paris, ku prej 4-8 të këtij muaji,asambleja e përgjithshme e FIA-s i ka zhvilluar punimet e saj. Për auto sportin e Kosovës më e rëndësishme ka qenë dita e fundit e këtyre punimeve, ku është vendosur për FASK-un, e që fatmirësisht gjithçka ka shkuar në mënyrën më të mirë.

“Ky ka qenë edhe hapi i fundit për të cilin FASK-u ka pasur nevojë. Realisht, nuk kemi pritur të kemi probleme, por natyrisht që tani marrim frymë edhe më lirshëm, pasi edhe zyrtarisht Federata jonë është anëtare e përhershme e FIA-s. Tani na mbetet të punojmë edhe më tepër për ta çuar auto sportin tonë përpara”, ka thënë kryetarii FASK-ut, Ismet Rexhepi.

Për pranimin e FASK-ut si anëtare e përhershme e FIA-s kanë votuar shumica absolute e të pranishmëve. Kundër këtij vendimi kanë qenë vetëm dy vota dhe një abstenim. Përfaqësuesi i Federatës së Auto Sportit të Serbisë është përpjekur të kundërshtojë pranimin e FASK-ut me arsyetimin se Kosova nuk është njohur nga shumica e shteteve, por fjala e tij nuk është përfillur nga delegatët e asamblesë së FIA-s.net

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bow Master Japan
  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Zombie Big Trouble
  • Play World Soccer Champion